Termat dhe Kushtet

Ne pohojmë që, duke krijuar llogarinë, duke kryer rezervimin apo duke konfirmuar porosinë e biletës/biletave, ju keni lexuar dhe pranoni pa rezerva kushtet tona të përgjithshme.  

Termat dhe Kushtet e përgjithshme të detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet ‘Përdoruesit’ (Ju), ‘Partnerëve/Organizatorëve’ dhe hajdebilete.com (Ne/Website).

Të gjitha palët i pranojnë këto Kushte pa rezerva. Këto kushte zëvendësojnë çdo marrëveshje tjetër të mëparshme.  

Ndryshimet në Termat dhe Kushtet dhe në Website
hajdebilete.com është një projekt në zhvillim të vazhdueshëm. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen dhe këto kushte në çdo kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa njoftim paraprak. Është përgjegjësia juaj të kontrolloni rregullisht website-in për të qenë të përditësuar me kushtet në fuqi.

Si të rezervoj për një event në hajdebilete.com?
Sapo hyni në faqen tonë, ju keni mundësi të shikoni të gjitha eventet. Mund të kërkoni direkt një event specifik tek opsioni “KËRKO”. Kur gjeni eventin, klikoni butonin “REZERVO”, plotësoni numrin e personave dhe klikoni përsëri “REZERVO”. Klientët e rinj duhet të regjistrohen me të dhënat e tyre për të kryer porosi.

Hyrja dhe pranimi në event
hajdebilete.com nuk mban përgjegjësi nëse Organizatori ose Lokali refuzon pjesëmarrjen tuaj. Përgjegjësia i takon vetëm Partnerit. Arsyet e mospranimit mund të përfshijnë:

Kalimin e orarit të pranimit.

Mosrespektimin e kodit të veshjes (Dress Code).

Gjendjen e rënduar nga alkooli.

Mungesën e diversitetit gjinor, etj.

Si të blej biletë në hajdebilete.com?
Klikoni butonin “BLI BILETË”, zgjidhni llojin dhe numrin e biletave, plotësoni të dhënat (emër, mbiemër, email) për çdo person dhe klikoni “PROÇEDO ME BLERJEN”.

Mënyrat e pagesës:
Kartë Krediti/Debiti: Procesuar përmes sistemeve të sigurta të BKT ose Ziraat Bank.

Politika e Kthimit të Biletave (Sipas Ligjit nr. 9902)
Bëni kujdes gjatë blerjes. Në parim, biletat janë të pakthyeshme pasi përmbajnë të dhëna unike. Megjithatë:


Të dhënat tuaja personale do të përdoren për të mbështetur përvojën tuaj në këtë faqe interneti, për të menaxhuar aksesin në llogarinë tuaj dhe për qëllime të tjera të përshkruara në [privacy_policy].