hajdebilete kujdeset dhe zotohet të mbrojë privatësinë e të dhënave tuaja. Politika e Privatësisë shpjegon se cilat informacione mbledhim rreth jush dhe arsyet përse. Ne shpresojmë që do ta lexoni me kujdes këtë politikë.
Përmbledhje
Ne shpresojmë që do ta lexoni të gjithë politikën e privatësisë. Megjithatë, nëse e kenime nxitim, mund t’iu hidhni një sy pikave kryesore:
• Ne nuk shesim dhe as nuk do të shesim informacionet rreth jush.
• Ne bashkëpunojmë me një numër të vogël palësh të treta, të cilat janë tëbesueshme dhe na ndihmojnë të ofrojmë produktet tona (përfshirë institucionetbankare si BKT dhe Ziraat Bank).
• Ne përdorim cookies për të ofruar, për të mbrojtur, dhe për të promovuar produktettona.
• Ju gëzoni të drejtën e zbatimit të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së tëDhënave (GDPR) dhe Ligjit Nr. 9887 në Shqipëri.
• Nëse keni pyetje apo shqetësime lidhur me këtë politikë, mund të na kontaktoni.
Cili është objekti i kësaj Politike për Privatësinë?
Kjo Politikë Privatësie është pjesë përbërëse e Kushteve të Shërbimit dhe Marrëveshjessë Licensës së hajdebilete, të cilët mund t’i gjeni në hajdebilete.com/privacy-policy, dhe zbatohet për informacionet që kemi mbledhur përmes Faqes, Softuerit, dheShërbimeve (“Informacion”) të hajdebilete, në përputhje me këtë Politikë. Termat me germa të mëdha në këtë Politikë do të kenë kuptimet e parashikuara në Kushtet e Shërbimeve.
Mbledhja dhe përdorimi i informacioneve
Çfarë informacionesh mbledh hajdebilete rreth meje? Kur përdorni Faqen, Softuerin, dhe/ose Shërbimet tona, ne mbledhim informacione që mund të përdoren për t’juidentifikuar (“Të Dhëna Personale”). Disa nga informacionet që mbledhim ruhen nëmënyrë të tillë, që nuk mund të zbulojnë identitetin tuaj (“Të Dhëna Jopersonale”).
Informacionet që na ofroni kur krijoni një llogari Kur regjistroheni ose përdorniShërbimet tona, ju na ofroni të Dhëna Personale të caktuara, në mënyrë të vullnetshme, duke përfshirë: Emrin e përdoruesit, adresën e emailit, të dhënat e kontaktit, dhe gjuhëne përzgjedhur. Nëse në hajdebilete hyni përmes të dhënave të një rrjeti social, si: llogaria juaj në Facebook ose në Google, ne do t’ju kërkojmë leje që të aksesojmëinformacionet bazë nga ajo llogari, si: emri dhe adresa juaj e emailit. Ndarjen e këtijinformacioni me ne mund ta ndërpritni në çdo kohë, duke shkëputur aksesine hajdebilete në llogarinë në fjalë.
Këto informacione nevojiten për të konfirmuar rezervimet tuaja dhe për të kryertransaksionin tregtar në Faqe. Ne i përdorim për të mundësuar dhe për të përfunduartransaksionin tuaj. Nëse zgjidhni që të përdorni kartë krediti/debiti(përmes BKT ose Ziraat Bank) apo PayPal® për të finalizuar dhe për të paguarporosinë tuaj, ju do të paraqisni të dhënat drejtpërdrejt në sistemet e sigurta të bankësose PayPal®.
Informacione të tjera Ne mbledhim informacione ndërkohë që ju përdorni Faqen, Softuerin, dhe/ose Shërbimet tona:
• Përmbajtja e Përdoruesit: Përmbajtja përfshin tekstin, dokumentet, dheinformacione të tjera që keni ngarkuar, hedhur, ose transmetuar përmesShërbimeve dhe/ose Softuerit tonë.
Informacione të mblidhen automatikisht Të dhëna të caktuara mbi pajisjet qëshfrytëzoni për t’u lidhur me hajdebilete hidhen automatikisht në sistemet tona, duke përfshirë:
• Informacione mbi vendndodhjen: Këto informacionet tregojnë zonën gjeografikeku ju shfrytëzoni kompjuterin ose celularin (IP adresa), gjatë përdorimit tëplatformës.
• Të dhënat e hyrjes: Serverat tanë i mbledhin të dhënat automatikisht (IP, lloji imotorit të kërkimit, data/ora e përdorimit, cookies).
• Informacione mbi përdorimin: Ne analizojmë se si përdoruesit tanë ndërveprojnëme Shërbimet tona për të optimizuar Faqen.
• Informacione mbi pajisjen: Lloji i pajisjes, sistemi operativ dhe identifikuesi unik ipajisjes me të cilën përdorni website-in hajdebilete.com.
• Cookies: Të dhënat e përftuara nga cookies përshkruhen në seksionin përkatësmë poshtë.
Si i përdor hajdebilete informacionet rreth meje?
Informacionet rreth jush i përdorim, i përpunojmë, dhe i ruajmë sipas nevojës, me qëllimzbatimin e kontratës sonë me ju (Novum SHPK) dhe për efekt të interesave tona tëbiznesit, duke përfshirë:
• Mundësimin e Shërbimeve, vërtetimin e përdoruesve, përpunimin e transaksionevedhe përmirësimin e algoritmeve tona.
• Komunikimin me ju për njoftimet e eventeve, përditësimet e softuerëve dhekërkesat tuaja për ndihmë.
• Dërgimin e emaileve të marketingut nga hajdebilete, pajtimin me të cilat mund ta anuloni në çdo kohë.
• Përllogaritjen e statistikave të agreguara dhe parandalimin e mashtrimit.
A e rishikon hajdebilete Përmbajtjen e Përdoruesit?
Si rregull, punonjësit tanë nuk monitorojnë ose shikojnë Përmbajtjen e Përdoruesit, pormund ta bëjnë këtë gjë nëse dyshojnë se janë shkelur Kushtet e Shërbimeve, kurnevojitet mbrojtja e të drejtave të hajdebilete, ose kur kërkohet përputhshmëria me detyrimet tona ligjore.
Aksesi dhe ndarja e informacioneve
A i ndan hajdebilete Informacionet rreth meje? Ne i ndajmë të Dhëna Personalevetëm kur:
• Përdorim ofruesit e shërbimeve (Bankat, kurerët, shërbimet analitike) që nandihmojnë me veprimtarinë tonë.
• Marrim pëlqimin e shprehur nga ju.
• Besojmë se është e nevojshme të hetojmë shkelje, veprimtari të paligjshme osemashtrime.
• Konstatojmë se kërkohet me ligj për të mbrojtur sigurinë e hajdebilete dhepërdoruesve tanë.
A i shet ose jep me qera hajdebilete të Dhënat e mia Personale? Jo, hajdebilete as nuk i shet dhe as nuk i jep me qera të Dhënat tuaja Personale.
A përdor hajdebilete cookies?
Po. Cookies përdoren për të ofruar përmbajtje të personalizuar dhe për të mbajtur mend cilësimet e llogarisë. Për më shumë informacione, lexoni Politikën e Cookies në faqentonë.
A mbledh hajdebilete informacione nga fëmijët?
hajdebilete nuk mbledh informacione personale të personave nën moshën 18 vjeç. Nëse konstatojmë një rast të tillë, do të fshijmë menjëherë informacionin.
Ruajtja, Siguria dhe Fshirja
• Siguria: Ne përdorim kriptim standard të industrisë për të mbrojtur të dhënat tuaja. Megjithatë, transmetimi i të dhënave në internet nuk mund të garantojë siguri100%.
• Fshirja: Ju mund t’i fshini të Dhënat tuaja Personale nga hajdebilete në çdo kohë, duke dërguar një email tek info@hajdebilete.com.
• Mbajtja: Ne i mbajmë të dhënat për aq kohë sa nevojitet për interesat tona tëligjshme (taksa, raportim ligjor, auditim).
A do të ndryshojë kjo Politikë Privatësie?
Me zhvillimin e platformës, ne mund ta përditësojmë këtë Politikë. Ne do t’ju njoftojmëpërmes email-it ose përmes njoftimeve në Faqe për çdo ndryshim material. Përdorimi ivazhduar i shërbimit pas ndryshimit nënkupton dakordësinë tuaj.
Na kontaktoni
Ju mund të na kontaktoni për çdo pyetje në info@hajdebilete.com. Për efekt të kësajPolitike, kur përdorim fjalët “ne”, ose “neve”, ne nënkuptojmë hajdebilete (NovumSHPK).